Maqedoni, bastisje dhe arrestime tek shqiptaret
Rreth 18 shqiptare te Maqedonise kane rene ne prangat e policise se Maqedonise pas nje operacioni policor te kryer ne disa zona ku jetojne shqiptare. Forca speciale te policise se Maqedonise ne oret e para te mengjesit te djeshem kane kryer kontrolle ne mbi 20 familje shqiptare ne Çair te Shkupit, ne Haraçine dhe ne Opaje te Kumanoves. Ministria e Brendshme beri te ditur se kontrollet e kryera jane pjese e aksionit per kapjen e vrasesesit te policit, Afrim Arifi i cili ishte qelluar per vdekje me 26 nentor te ketij viti ne Shkup. Por, familjet tek te cilat u krye kontrolli nga ana e policise kane mohuar te kene lidhje me kete vrasje ndersa akuzuan policine per keqtrajtime dhe deme te shumta materiale gjate kontrolleve te kryera ne shtepite e tyre. Policia ka bastisur edhe banesen e botuesit te gazetes “Koha”, Arben Ratkoceri, i cili gjithashtu ka akuzuar policine per terrorizim ndaj familjes se tij. Ndaj ketij veprimi ka reaguar edhe Shoqata e Gazetareve Shqiptare te Maqedonise.