E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jankullovska: Të mos manipulohet me mediat

Shkup-Ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoni Gordana Jankullovska, duke folur për bastisjet e shumta që policia e drejtuar prej saj ka bërë në shumë shtëpi të shqiptarëve si dhe në banesën e botuesit të gazetës “Koha” Arben Ratkoceri, deklaroi se botuesit i kësaj gazete ka përdorur median për të manipuluar opinionin publik.

Ratkoceri dje në një konferencën për shtyp akuzoi policinë për terror psikologjik ndaj familjes së tij. Ai aksionin e dhjetëra policëve në shtëpinë e tij e vlerësoi edhe si presion ndaj fjalës së lirë, duke paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi nga MPB-ja.

"Dua të shpreh keqardhje për keqpërdorimin e një mediumi dhe tentimin që të manipulohet opinioni për "presione" ndaj të përditshmes "Koha". Edhe një herë përsëris se "Koha" as që ishte dhe as që është objekt i interesit shërbimeve të policisë, ndërsa vendimi gjyqësor të cilën të gjithë ju e patë është dhënë për bastisje në dy adresa ku ka qëndruar person i cili as që është i punësuar në "Koha" e as që ka pika të përbashkëta me mediumin, përpos që ka lidhje farefisnore me njërin nga bashkëpronarët.

Inkurajon fakti që bashkëpronari i gazetës sigurisht se ka parë se ky manipulim dhe nxjerrja e gazetarëve të "Kohës" në konferencën për shtyp nuk ishte në rregull dhe vendosi të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me policinë, gjegjësisht të sjellë në stacionin policor personin të cilin policia e kërkonte.

Vendimet gjyqësore për bastisjen e atij personi së bashku me konferencat e shtypit ne do ti dorëzojmë deri tek të gjitha organizatat e gazetarëve dhe deri tek të gjitha përfaqësitë relevante me qëllim që në të ardhmen të ndërpriten këto lloje të manipulimeve dhe keqpërdorimeve nga mediumet", deklaroi Gordana Jankullovska – ministre e Punëve të Brendshme. Lajm/Start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›