E Diel, 1 Nëntor 2026

Curkin: Rusia ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në Kosovës

Moskë - Cështja e Kosovës do të zgjidhej plotësisht ndryshe po të mos ishte qëndrimi "parimor" i Rusisë. Kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i përhershëm rus në OKB. Sipas tij, "Finalja dhe drejimi në tërësi do të mund të ishin ndryshe. Rusia mbronte parimet e saj dhe kishte absolutisht ndikim të madh në gjithë situatën që zhvillohej".

Lidhur me mundësinë e aprovimit të planit të Ahtisaarit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Curkin u shpreh se “Kjo dhe mund të ndodhte, por miqtë tanë serbë do t'i vente në pozicion shumë të vështirë. Kur situata nuk po shkonte mirë në terren, me insistimin e Rusisë, Sekretari i përgjithshëm i OKB së ndërhyri duke konfirmuar se Rezoluta 1244 është ende në fuqi, se OKB ka kontroll mbi Kosovën dhe misioni i tij në vend, UNMIK do të vazhdojë të luaj rol të rëndësishëm”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›