Partitë shqiptare reagojnë ndaj policisë maqedonase
Shkup -Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar kanë reaguar ndaj bastisjeve të së shtunës së kaluar ku policia maqedonase ndërhyri në disa vendbanime shqiptare. PDSH ka shprhur shqetësimin e thellë ndaj veprimeve arbitrare të pushtetit actual. “Cdo arsyetim për të ndërmarrë aksione brutale ndaj shqiptarëve, e komplikon situatën e ndërlikuar dhe thellon ndjeshëm acarimin e marrëdhënieve ndëretnike”, thuhet në reagimin e PDSH-së. kjo e fundit ka reaguar edhe ndaj partisë në pushtet BDI duke e cilësuar atë si passive ndaj cështjes shqiptare e që vazhdon të dëshmojë devotshmërinë e saj në hartimin e politikave që synojnë eliminimin e indit shqiptar në këto hapësira.
Nga ana tjetër, BDSH ka vlerësuar se bastisja dhe dhuna e ushtruar në mbi 3000 familjeve shqiptarë vetëm për tre muajt e fundit, janë dëshmi se autoritetet shtetërore të Maqedonisë kanë për qëllim destabilizimin e vendit. Sa i përket bastisjes së shtëpisë së botuesit së përditshmes shqiptare “Koha” në Shkup, Arben Ratkoceri, BDSH-atë e vlerëson si dhunë në funksion të terrorit shtetëror për të imponuar heshtjen mediatike.