Maqedoni, bojkotuesit e Kuvendit mbesin pa rroga!
SHKUP- Partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë qëndrime të ndryshme rreth Ligjit të ri për deputetët.
Partia shqiptare në pushtet është shprehur kundër ndryshimeve me të cilat parashihet që deputetët, të cilët nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, të dënohen në rrogë.
“Mendojmë se nuk është qasje e mirë të propozohet që deputeti të dënohet për shkak se respekton politikat e partisë politike që përfaqëson, respekton politikat për çka edhe e ka votuar elektorati i vet”,- theksoi Rafis Haliti nga BDI-ja.
Nga ana tjetër, partia e Gruevskit konsideron se deputetët duhet të paguhen aq sa edhe punojnë.
“Deri tani nuk ka ndodhur në historinë e demokracisë parlamentare, jo vetëm në Maqedoni por në të gjitha shtetet demokratike, që një parti politike të dalë në zgjedhje për të bojkotuar Kuvendin”, nënvizoi përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së Silvana Boneva.
(e.m/koha/BalkanWeb)