E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, burgim të përjetshëm për tre ish-anëtarët e UçK-së

Gjykata themelore e Shkupit ka dënuar sot me burgim të përjetshëm tre ish-anëtarë të UçK-së, nën akuzën e vrasjes së një agjenti të njësisë speciale "Tigrat".
Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave vendimi në fjalë u dha për Harun Aliun, Ismail Etemin dhe Bashkim Bajramin.
Ndërkohë, një i pandehur tjetër në këtë proces, Bekim Dardhishta është dënuar me tre vjet burg për përfshirje në të njëjtën vepër penale.
Avokati i të pandehurve, Elenco Milanov ka deklaruar se vendimi i trupit gjykues nuk është i bazuar në fakte, gjë që sipas tij në një sistem demokratik nuk do të lejohej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›