E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, dënohet me 3 vjet burg ish-kryeministri Vlado Buckovski

01-07-2013 / Gazeta 55

Gjykata dënoi ish kryeministrin për shpërdorim detyre

Gjykata e Shkupit dënoi ish kryeministrin dhe ministrin e mbrojtje Vllado Buçkovski me 3 vjet burg. Ai akuzohet per keqpërdorim të detyrës gjate kohës kur kryente funksionin e ministrit të mbrojtjes duke blerë pjesë rezervë të tankeve më tepër se duheshin. Buçkovski tha se akuza është e motivuar politikisht.
“Ky është vendim skandaloz. Po zhvillojmë betejë 6 vjeçare për këtë çështje. Edhe Gjykata e Apelit kur e anuloi verdiktin e shkallës së parë dha kah që në përkthim do të thoshte vendim për liri. Më vjen keq që gjykatësja nuk kishte guxim, nuk ka asnjë dëshmi që mund ta përdorë për të arsyetuar vendimin e saj. Shihet se vazhdon tendenca që gjykatësit të bëjnë flert me autoritetet dhe pushtetin. Jam i bindur se ky vendim do të rrëzohet nga Gjykata e Apelit”.
Avokatët e çështjes paralajmëruan betejë në instancat më të larta gjyqësore.
“Sipas meje bëhet fjalë për një vendim virtuel, sepse nuk bazohet në asnjë prej argumenteve të paraqitura. Lufta vazhdon edhe më tutje”- u shpreh Nikolla Polenak, avokat i Buçkovskit.
Përveç Vllado Buçkovskit me 3 vjet burg janë dënuar edhe ish kryeshefi i shtatmadhorisë së ARM-së Metodij Stamboliski dhe Mitre Petkovski. Vendimi i gjykatës vjen vetëm disa ditë pasi Buçkovski paralajmëroi formimin e një partie të re në skenën politike në Maqedoni.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›