E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i KE, Herman Van Rompuy takon krerët kosovarë, vlerësime për MSA-në

01-07-2013 / Gazeta 55

“MSA arritje e madhe, tani punë drejt liberalizimit të vizave”


Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, me të arritur në Prishtinë, ka deklaruar se Kosova ka bërë progres të madh në integrimet evropiane. Gjatë vizitës së tij këtu ai tha se qeveria e vendit punoi mirë, ndërsa e çmoi shumë arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë. Sipas tij, ajo që duhet bërë tani është zbatimi i marrëveshjes. Po ashtu Rompuy, tha se e kupton edhe dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar lirshëm nëpër vendet evropiane, prandaj thotë se liberalizimi do të bëhet, por para kësaj, kosovarët duhet të përmbushin kriteret e udhërrëfyesit. Edhe Hashim Thaçi u zotua para presidentit Evropian se Kosova është e gatshme të përmbushë të gjitha kriteret a parapara nga BE-ja. Po ashtu ai u zotua se edhe marrëveshja e Brukselit do të zbatohet nga ana e kosovarëve. Rompuy pak më parë e përfundoi edhe takimin me presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqin. Para se të arrijë në Prishtinë, presidenti i KE-së, ka qëndruar në Beograd, ku ka thënë se përparimi i Serbisë drejt integrimit evropian varet nga zbatimi i marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›