Maqedoni, dështojnë negociatat per emrin, integrimi mbetet pezull
Raundi i i fundit i negociatave për kontestin e emrit mes Athinës dhe Shkupit i udhëhequr nga ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic përfundoi pa ndonjë progres.
Pas diskutimeve në Shkup se Selanik, ambasadori i OKB-së u shpreh se duhet ende kohë për të gjetur zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të dyja palët në negociata.
"Nevojitet më shumë kohë për të parë se deri ku jemi. Kjo çështje duhet të zgjidhet, por nuk do të vendosim kurrfarë afatesh", deklaroi Nimici pas takimit me përfaqësuesin grek në negociatat, Adamntios Vasilakis.
Kryeminstri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se zgjidhja për emrin pritet të ndodhë nga mesi i vitit të ardhshëm kur edhe do të mbahen zgjedhjet në Parlamentin Evropian.
Ndërkaq shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani u shpreh se “nuk ekzistojnë afate për mbylljen e bisedimeve rreth emrin që zhvillojnë Athina dhe Shkupi me ndërmjetësimin e OKB-së”.
Ministrja Bakojani e përsëriti pozicionin e Athinës zyrtare se, zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët, emër me përcaktim gjeografik i cili do të shërbente për të gjitha përdorimet.
Përderisa nuk gjehet në zgjidhje për emrin Maqedonia për një kohë të gjatë do të mbetet jashtë proceseve euroaltanike, kurse brenda do të mundohet të zhvillojë demokracinë dhe të ruaj nivelin e balansit ndëretnik. (INA)