E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, PS bashkëpunim me PSD

PS dhe PSD, kanë rënë dakord për një bashkëpunim sa i përket reformës zgjedhore. Ata kanë rënë dakord pas një takimi të bërë ditën e sotme nga Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate     Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj dhe bashkëkryetari socialist i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, Fatmir Xhafaj u takuan sot me kryetarin e PSD-së, Skënder Gjinushi dhe nënkryetarin e saj, Ëngjëll Bejtaj.

     Pas takimit, kryetari i PSD-së, Gjinushi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me PS-në, në reformimin e ligjit zgjedhor, proces që duhet të përfundojë brenda muajit shtator. Ndërkohë ai u shpreh "për një korrektim të sistemit zgjedhor, i cili duhet të parashikohet në Kushtetutë".     Deklarata e kreut të PSD-së u mbështet edhe nga kryetarja e grupit të PS-së, Leskaj, e cila shprehu gadishmërinë e partisë më të madhe opozitare "për të mbledhur të gjitha propozimet, por edhe për të bashkëpunuar me partitë e tjera për reformën zgjedhore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›