Maqedoni, dy të vdekur nga gripi A H1N1

Dy pacientë kanë ndërruar jetë nga gripi A H1N1 në Klinikën Infektive në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase.
Sipas kësaj ministrie, ka ndërruar jetë një pacient 64 vjeçar, nga Ohri, i cili për një kohë të gjatë ishte i shtruar në Klinikën Infektive dhe përballej me probleme të frymëmarrjes. Por, edhe përkundër terapisë respiratore, pacienti ka ndërruar jetë mbrëmë dhe është konstatuar gripi i izoluar i tipit A H1N1.
Gjithashtu, gjatë fundjavës si rezultat i komplikimeve ka ndërruar jetë një 32 vjeçare.