E Diel, 1 Nëntor 2026

Nepal, një 3-vjecareincizon albumin eparë muzikor

KATMANDU- Athithi K.C. vetëm tre vjeçe, nga Katmanduja ka incizuar albumin e saj të parë solo, të cilin të dielën e ka hedhur në treg shtëpia muzikore e babait të saj. Uddhab K. C. thotë se vajza e saj është këngëtarja më e re në botë e cila ka incizuar një album solo, ndërsa ka ndërmend ta regjistrojë vogëlushen në librin e rekordeve ''Guinness''.

Në album gjenden nëntë këngë ndërmjet të cilave edhe himni i Nepalit. "Athithi ka filluar të flasë kur kishte vetëm gjashtë muajshe. Motra e saj më e vjetër Usna filloi të këndojë në moshën katërvjeçare, ndërsa Athithi ka ndjekur performancat e saj", tha Uddhab.

Vajza e vogël nuk di të lexojë apo të shkruajë, por filloi të këndojë në moshën dyvjeçare. Ajo ka performuar disa herë në emisione televizive, ndërsa në videospotin e këngës së saj ajo edhe ka aktruar.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›