Maqedoni, emërohen sekretarët shtetëror

Qeveria maqedonase, ka emëruar sekretarët shtetëror, mes tyre edhe pesë sekretarët shtetëror që i takojnë BDI-së, si pjesë e ndarjes së koalicionit qeveritar.
Sipas ndarjes së pushtetit, BDI-së i takojnë sekretarët shtetëror në Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Informatikës dhe Administratës, etj. Sekretarët shtetëror të partisë shqiptare janë emëruar në ato ministri ku nuk ka përfaqësim në nivel të ministrave dhe zëvendësministrave.