E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, mbërrijnë trupat shtesë të KFOR-it

Në Aeroportin e Prishtinës, sot rreth orës 18.00 ka mbërritur kontigjenti i parë i forcave plotësuese të KFOR-it për të ndihmuar misionin në veri, pas trazirave të fundit.
Sipas njoftimeve të KFOR-it, në aeroport ka mbërritur avioni i parë me pjesëtarët e forcave rezerve ushtarake nga Gjermania dhe Austria.
Forcat shtesë mbërrijnë me kërkesë të komandantit të misionit të KFOR-it, gjeneralit gjerman Erhard Byhler. Rreth 700 trupa ushtarake shtesë do të jenë për Kosovën, prej të cilëve 550 nga Gjermania dhe 150 ushtarë nga Austria.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›