Wollfarth: Lufta kundër diskriminimit gjinor, të jetë më e thellë

Pavarësisht nismave kundër dikriminimit, një femër ndihet ende në dilemë nëse duhet të rrijë në shtëpi apo të ndjekë karrierën. Pabarazia gjinore, dhuna në familje ende mbeten shqetësim edhe pse strategjitë nuk mungojnë.
Madje, ata që kanë të drejtën të ushtojnë profesionin e nënpunësit gjinor, nuk kanë zyra të posaçme në administatë, komuna apo bashki. Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth tha se edhe në zgjdhjet e 8 majit ende nuk ka të dhëna për numrin e kandidateve femra. “Ka ardhur koha të bëjmë më shumë emërime të punonjësve gjinore si në ministri, ashtu edhe në pushtetin vendor.
Lufta kundër diskriminimit ndaj femrave duhet të jetë më e thellë. Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikon se nga 3 kandiatura, 1 duhet të jetë femër, nuk ka ende zbardhje të shifrave se sa femra kandidate ka patur për zgjedhjet e 8 majit”, u shpreh ai. Ndërsa Ministri i Punës, Spiro Ksera tha se gratë ndihen të diskriminuara, pavarësisht politikave sociale të ndërmarra.
Sipas një nisme të re të iniciuar nga OSBE-së, nënpunësit gjinorë do të jetë një strukturë e re e administatës, trajnimi i të cilëve do të bëhet nga projekti i përbashkët midis OSBE-së dhe Ministrisë së Punës.