E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, ish-ministri Boskovski dënohet me 7 vjet burg

SHKUP – Ish-ministri maqedonas i Punëve të Brendshme, njëherësh lideri i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boskovski u dënua për shpërdorim detyre.
Gjykata e Shkupit vendosi masën e sigurisë “shtatë vjet burg” për ish-ministrin Boskovski i cili akuzohet për financim të jashtëligjshëm të fushatës parazgjedhore dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas organit të akuzës, Boskovski në tre raste i ka marrë një personi shumën e 130 mijë eurove për financimin e kundërligjshëm të fushatës parazgjedhore.

Pala mbrojtëse bëri të ditur se do të ankimojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›