E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumit Rinor të Partisë Demokratike i bashkohen 350 të rinj

TIRANË - 350 të rinj nga qytete në juglindje të vendit iu bashkuan Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Sipas zyrës së shtypit pranë PD-së, nënkryetarja e FRPDSH-së, Greta Koçi ka nisur një tur takimesh me të rinj në qytete të ndryshme të vendit. Etapa e parë e këtij turi, që do të prekë thuajse të gjitha qytetet e vendit, ka qenë takimi në qytetet e Korçës, Ersekës dhe Pogradecit.

Gjatë takimeve ku merrnin pjesë edhe drejtues të strukturave vendore të PD-së, janë diskutuar problematika të ndryshme të rinisë shqiptare. Qenia e njëkohshme e Greta Koçit edhe artiste e mirënjohur ka dhënë mundësinë edhe të organizimit të koncerteve me të rinjtë.

Si rezultat i këtij turi të ndërmarrë nga nënkryetarja e FRPDSH-së në qytetin e Korçës janë anëtarësuar në këtë forum rreth 200 të rinj, në Ersekë 83 të rinj, ndërsa në Pogradec i janë shtuar familjes së të rinjve demokratë edhe 70 persona. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›