E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, humb jetën aksidentalisht elektriçisti 50-vjeçar

SHKODËR- Një 50-vjeçar humbi jetën aksidentalisht gjatë mbasditës së sotme, në Velipojë.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë të ditur se ngjarja ndodhi në territorin e plazhit të Velipojës, ku Lec Lekaj, me profesion elektriçist, po punonte për riparimin e një defekti elektrik, kur nga kontakti me linjat e tensionit ka marrë një goditje fatale.

Mësohet se 50-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›