News24: KFOR nuk lejoi flamurin shqiptar në veri të Mitrovicës
MITROVICË- Kuq e Zi, ngjyra e simboleve tona kombëtare ka veshur dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë. Morini është pika që ndan shqiptarët vetëm në hartë, pasi dje më shumë se kurrë shqiptarët u ndjenë një!
Elementët e festës kombëtare dhe shqiptarë që festonin ishin prezent kudo në mjaft qytete të Kosovës. Ata shoqëruan grupin e xhirimit të News24 përgjatë gjithë udhëtimit deri në veri të Kosovës, në Mitrovicë. Dy anët e këtij qyteti të ndarë në lumin Ibër reflektonin dy realitete të ndryshme, këtej shqiptarë për të cilët 28-Nëntori është dita e identitetit të tyre dhe andej lumit të ndarë me ushtarë, një tjetër realitet.
Në veri duket qartë flamuri serb, ndërsa matanë urës për nga jugu valëvitet flamuri Kuq e Zi, i cili ka mbuluar gjithë Mitrovicën.
Qenrda e Mitrovicës është zbukuruar aty-këtu me flamuj kombëtarë. Gjithcka Kuq e Zi në këtë qytet, ishte iniciativë e vetë banorëve, pasi komuna zyrtarisht nuk kishte bërë thuajse asgjë.
“Ka shumë pak organizim, për të mos thënë fare. Mund të them se njerëzit janë vetëorganizuar”, shprehet një i ri nga Mitrovica.
Përvec grupimit Tifozët Kuq e Zi, të cilët kishin ngritur një stendë me bluza dhe shalle, të paktë ishin personat që shëtisnin rrugëve të qytetit me flamuj në duar. Por gjithcka mbetej këtej lumit, pasi ushtarët italianë të KFOR-it nuk lejojnë ngritjen e asnjë flamuri kombëtar, me të hyrë në urë, një përpjekje kjo për të parandaluar cdo provokim.
Kështu ishte Mitrovica dje më 28 Nëntor, ku mes bisedave të shqiptarëve, zinte vend sa entuziazmi për festën mbarëshqiptare të Pavarësisë, aq edhe për problemet e shumta që trazojnë veriun e vendit.
“Zakonisht gjuajnë natën, provokojnë, shajnë me fjalë të rënda, por ne nuk ua varim shumë ngaqë shpresojmë që shumë shpejt situata do të rregullohet”, komenton një banor i Mitrovicës, veprimet e serbëve matanë urës së Ibrit.
Ura e Ibrit, ishte aty, e rrethuar me forca të shumta ushtrie, masive gurësh dhe dy flamuj në dy anët e saj, ai shqiptar në jug, ndërsa ai serb në veri.
Në ditëlindjen e saj të 99-të Shqiponja dykrenare ndjehej e pafuqishme për të shtrirë krahët e saj anembanë trojeve ku flitet, dëgjohet, qahet, lutet dhe shahet shqip.
(m.a/News24/BalkanWeb)