Maqedoni, jep dorëheqjen Branko Cërvenovski, lideri i opozitës
MAQEDONI - Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski sonte ka deponuar dorëheqjen e tij të parevokueshme para Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik.
Cërvenkovski paralajmëroi se, në kongresin e ardhshëm të partisë, i cili do mbahet në muajin qershor, nuk do të kandidoj për një mandat të ri.
Ai shpjegoi se nuk ka pasur sukses që mendimin e tij ta imponoj në partinë më të madhe opozitare.
“Me që nuk mundeni ti mbështesni vendimet e mia, unë paraqes një dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi lideri i opozitës maqedonase, transmeton Ina.
(ar.ku/BalkanWeb)