E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, zjarr i madh në një spital psikiatrik, digjen të gjallë 36 persona

RUSI - Një zjarr i madh përfshiu komplet katin e parë të një spitali psikiatrik në periferi të Moskës. Autoritetet vendase raportojnë për 36 të vdekur.

Zjarri nisi rreth 02:30 me atë lokale, kur mbërritën zjarrfikësit kati i parë i ndërtesës ishte i përfshirë totalisht nga flakët e ishte e pamundur ndërhyrja për të shpëtuar personat të cilët gjendeshin të bllokuar në ndërtesë.

Ekipet e shpëtimit deri tani kanë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës trupat e pajetë të 12 personave, ndërsa 24 të tjerë gjenden ende nën gërmadha. Vetëm tre persona kanë arritur ti shpëtojnë flakëve.

Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për shkakun e zjarrit.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›