Maqedoni, kërkohet tërheqja e Enciklopedisë
Vazhdojnë reagimet në Maqedoni pas botimit të Enciklopedisë Maqedonase, ku shqiptarët përshkruhen si "njerëz mali" dhe ku sygjerohet se "kanë dëbuar me dhunë popullsinë maqedonase dhe kanë filluar të popullojnë territoret maqedonase në shekullin XVI".
Lëvizja Qytetare Zgjohu e mbështetur nga thuajse të gjitha partitë politike shqiptare dhe disa insititucione dhe OJQ përmes një konference për shtyp kërkoi largimin e redaktorit kryesor Bllazhe Ristevski nga Akademia e Shkencave si dhe tërheqjen e këtij botimi.
Përfaqësuesi i Lëvizjes "Zgjohu", Adrian Limani theksoi se enciklopedia e rrezikon karakterin multietnik kushtetues të Maqedonisë, nxit urrejtje ndëretnike, falsifikon historinë e popullit shqiptar dhe i përvetëson figurat më të ndritura të kombit shqiptar siç është Nënë Tereza.
OJQ-të dhe partitë politike shqiptare kërkojnë që edhe kryeministri i Maqedonisë publikisht të tërhiqet nga enciklopedia, në të kundërtën do të thotë ai dhe Qeveria i mbështesin qëndrimet e Akademisë maqedonase