E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, masa strikte ndaj azilkërkuesve

 Masa të forta, kundër keqpërdoruesve të liberalizimit të vizave. Ishte ky mesazhi mëse i qartë i dhënë nga Ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankulovska, e cila vuri në dukje freskimet ligjore me të cilat parashihet që tiu merret pasaporta azilkërkuesve të cilët mashtrojnë.

Qeveria ka shtuar edhe një amandament tjetër: refuzimin e dhënies së pasaportës apo vizës për një vit, nëse qytetarët në fjalë janë dëbuar nga shteti i BE-së ku kanë kërkuar strehim duke mashtruar.

Ministrja po ashtu theksoi se autoritetet vendore i kanë shtuar kontrollet dhe operacionet ndaj agjensive të udhëtimit, për të parandaluar kalimin ilegal të njerëzve nëpër zonën Schengen.

Të gjitha këto masa janë marrë nga qeveria e Maqedonisë, pas presioneve të BE-së dhe kërcënimit se nëse nuk ndalet numri i azilkërkuesve, mund të rivihen përsëri vizat nga BE-ja për Maqedoninë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›