Shkodër, dy në pranga, u kapën me drogë
Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Zef Qetaj, 27 vjeç, dhe Lazër Maçi, të dy banues të komunës Rrethina, janë ndaluar nga policia në fshatin Rrenc, ndërsa udhëtonin me mjetin tip Benz me targa AA 663 BF. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, shtetasit Zef Qetaj iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese plastike, me pluhur të bardhë, e dyshuar si lëndë narkotike kokainë, me peshë 0.8 gram.
Policia vijoi kontrollin edhe në banesën e Gjovalin Maçit, ku gjeti dhe sekuestroi 12 doza me lëndë narkotike kanabis sativa, në gjëndje të tharë. Materialet në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të Prodhim e shitje e narkotikëve. / Anila Dushi