E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, mberrijne vezhguesit e pare

Ne Maqedoni kane mberritur perfaqesuesit e pare te misionit te OSBE-ODIHR te cilet do te mbikeqyrin zgjedhjet presidenciale dhe lokale.

Ata do te vendosen ne gjithe territorin e vendit, para mberritjes te vezhguesve te tjere afatshkurter, te cilet do te jene ne nje numer rekord.

Ky vendim merret pasi procesi i kaluar zgjedhor vitin e kaluar, pati nje numer te madh parregullsish.

Duke qene se zhvillimi i zgjedhjeve sipas standarteve demokratike eshte kriter per integrimet e vendit, shume institucione nga te cilat varet organizimi i zgjedhjeve kane filluar koordinimin.

KSHZ, qe eshte institucioni me i larte zgjedhor, thote se po ben pergatitje qe zgjedhjet lokale dhe presidenciale te zhvillohen ne menyre te rregullt.

Ne raportin e vjetshem, OSBE-ODIHR verejti se pergjegjes per parregullsite zgjedhore ishin vete institucionet, nder te cilat edhe policia.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','560','height','193','src','flash/zogby','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/zogby' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›