E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari,rihapen dy reaktorëve bërthamorë?

Qeveria bullgare po planifikon të rihapë dy reaktorët bërthamorë të kohës së ish-Bashkimit Sovjetik. Reaktorët u mbyllën dy vjet më parë, pasi ishte një nga kushtet e BE-së për Bullgarinë, për anëtarësimin e kësaj të fundit në union. Inxhinierët e reaktorëve të mbyllur, ashtu si shumica e bullgarëve, kanë mirëpritur planin e qeverisë për rifillimin e punës në impiantet e mbyllura, si kompensim për dëmet e shkaktuara muajin e kaluar nga ndërprerja e furnizimit me gaz rus. Por vëzhguesit dhe disa nga politikanët janë shprehur se lëvizja e qeverisë socialiste është një mashtrim dhe rrezik i lartë për vendin. Nën sfondin e katastrofës nukleare të Çernobilit në Ukrainë në vitin 1986, ata kanë argumentuar se është shumë e rrezikshme të luash me ndjeshmërinë kombëtare pak përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në korrik ose gusht të këtij viti. Sipas sondazheve të fundit, më shumë se 70 përqind e bullgarëve kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, teksa vendi ballkanik është goditur nga një valë protestatsh nga ana e studentëve, fermerëve, mjekëve dhe punonjësve të shërbimit publik. Bullgarët shprehen se janë të lodhur duke jetuar në vendin më të varfër dhe të korruptuar të Bashkimit Europian. Por nga ana tjetër, 70 përqind e 7.6 milionë bullgarëve i shohin reaktorët bërthamorë si simbol të krenarisë kombëtare. Ata shprehen se mbyllja e këtyre reaktorëve dy vjet më parë, ishte një cmim i lartë pët të paguar anëtarësuar në BE. Inxhinieri Hristov Gerdzhikov, i cili ishte pjesë e ekipit që mbylli reaktorët më 31 dhjetor 2006, një ditë përpara se Bullgaria të bëhej pjesë e BE-së, thotë se do të ishte shumë më i kënaqur nëse ata do të riviheshin sërish në punë. "Rinisja e punës do të nënkuptonte triumf të drejtësisë. Unë kam qënë i pranishëm ditën e mbylljes dhe mërzia ishte shumë e madhe. Them se të gjithë do të jenë të gëzuar, nëse një lëvizje e tillë bëhet realitet", shprehet Gerdzhikov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›