Maqedoni, mbërrinpërfaqësuesi i ri iBE-së,Sorensen
SHKUP- Përfaqësuesi i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Piter Sorensen, mbërrin në Shkup. Në këtë post, ai e zëvendëson Ervan Fueren, i cili e përfundoi mandatin e tij në Maqedoni.
Zoti Sorensen ishte diplomat në Kosovë dhe në Serbi dhe konsiderohet se është njohës i mirë i rrethanave në Ballkan.
Maqedonia, gjatë mandatit të ambasadorit Ervan Fuere, nuk ia doli ta marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, por e realizoi çështjen e liberalizimit të vizave.
Raportohet se zoti Fuere ka pasur raporte të ftohta me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, që e kishte akuzuar se anon për opozitën dhe i cili nuk kishte marrë pjesë në një pritje lamtumirëse të Fueres.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)