Maqedoni, miratohet ligji per perdorim zyrtar te gjuhes shqipe
Parlamenti Maqedonas ne seancen e pasdites se djeshme ka miratuar me shumice votash ligjin per perdorim zyrtar te gjuhes shqipe. Plot 75 deputete kane votuar pro ligjit per gjuhen shqipe te cilen e flasin me se paku 20 per qind e qytetareve te Maqedonise dhe ne njesite e vetadministrimit lokal. Miratimi i ligjit per zyrtarizimin e gjuhes shqipe ka qene pjese e marreveshjes per koalicionin midis VMRO-DPMNE dhe BDI si dhe ne perputhje me percaktimet e Kushtetutes dhe Marreveshjes se Ohrit. Sic thuhet ne tekstin e ligjit, gjuha shqipe nuk eshte gjuhe e dyte zyrtare ne tere territorin e Maqedonise, por ajo gjen perdorim te gjere ne institucionet qendrore dhe lokale. Me ligjin e ri eshte ndryshuar edhe Rregullorja e re e Parlamentit, me c`rast kryetaret e komisioneve parlamentare nga radhet e shqiptareve do te kene te drejten te udheheqin seancat e komisioneve ne gjuhen e tyre amtare. Deputetet shqiptare te gjitha ligjet dhe materialet e tjera pervec se ne gjuhen maqedonase kane te drejte t`i pranojne edhe ne gjuhen shqipe.