E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork: 422 vjet burg per perdhunuesin e studentes

Perfundoi me nje denim historik ne nje gjykate te Nju Jorkut, gjyqi ndaj nje personi, i cili akuzohej se perdhunoi dhe torturoi ne menyren me brutale nje studente 19-vjecare te universitetit Kolumbia. Gjyqtari e denoi 31-vjecarin Robert Uillams, me 422 vjet burg, duke marre per baze 46 shkelje ligji. Akuza ndaj tij, te cilin ai dhe vete e pranoi, kur pa nje regjistrim filmik te nje kamere te fshehte, ne te cilen tregohej e gjithe ngjarja, kur 31-vjecari Uilliams, forcerisht e perdhunon vajzen, me pas e kercenon me thike ta theri, i tregon litarin ta vari dhe i nxjerr nje kuti helmi per ta helmuar. Gjyqtari i kesaj ceshtjeje, Karol Berkman, tha se per "kete sadist nuk asnje lloj denimi tjeter, i vetmi denim mbetet tha ai privimi nga kjo jete ". Avokati i Uilliams, nuk pranoi te flase para gazetareve. Vajza, e cila ka pesuar nje tronditje te madhe, nuk pranonte te vinte te deshmonte. Ajo u soll ne sallen e gjyqit me fytyre te mbuluar dhe e shoqeruar nga kater detektive, te cilet nuk lane asnje gazetar ne sallen e gjyqit, gjate kohes kur deshmoi vajza. Viktima tha se priste te behej gazetare, por tashme i dukej e pamundur, pasi te gjithe shkruajne dhe shohin ate.

Rekordi i denimit me te madh ne SHBA eshte dhene po ne Nju Jork, Long Island , 26 vjet me pare, kur nje i akuzuar per disa vrasje, seria-killer, u denua 100 here me nga 17 vjet burg, duke marre denim perfundimtar 1763 vjet burg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›