Plagosen mes njeri-tjetrit polici i burgjeve dhe 22-vjecari
Lushnje - Plagosje e dyfishte eshte shenuar mbreme ne qytetin e Lushnjes. Nje punonjes policie i burgut te Rrogozhines, pasi eshte plagosur me thike, ka kundervepruar, duke plagosur me pistoleten e tij kundershtarin. Ky i fundit, nje djale 22 vjec, i cili kete vit ka perfunduar shkollen e mesme fetare per hoxhe ne Turqi. Ngjarja ka ndodhur ne qender te qytetit, rreth ores 19:50 minuta. Sipas burimeve policore, mesohet se te dy autoret jane nen masen e arrestit, ndersa ishin ne spitalin civil te qytetit per te marre mjekime. Nga te njejta burime behet e ditur se polici Fredi Hajderi, 34 vjec, banor i lagjes "Kadri Qystri", ne Lushnje ka debatuar me 22-vjecarin Sonaid Dervishi, edhe ky banor i Lushnjes. Debati i tyre ka shkuar deri ne konfrontim fizik. Burimet policore tregojne se Dervishi ka marre nje arme te ftohte thike dhe ja ka ngulur Fredi Hajdarit. Ky i fundit, i gjakosur nga plaget e marra, nuk ka ngurruar dhe ka nxjerre pistoleten, qe mbante ne brez, si shkak i punes qe kishte dhe ka qelluar ne drejtim te autorit, dhe e plagosi.
Kalimtare te rastesishem dhe te afert te te dy te plagosurve kane nderhyre per te parandaluar degjenerimin e situates, por gjithcka ka qene e kote. Pas plagosjes, te dy autoret jane transportuar drejt spitalit te qytetit. Burimet spitalore thone se gjendja e Sonaid Dervishit eshte me e rende, pasi ai ka marre plumb ne trup. Por policia ka bere ndalimin e te dy autoreve ne mjediset e spitalit.
Nderkohe qe mesojme se policia po mban ne mbikeqyrje edhe te afermit e te dy paleve te perfshira ne konflikt, si shkak i pranise se tyre ne spital. Ndaj te dy autoreve eshte prere flete arresti, edhe pse ata gjenden te plagosur.