Kercenohen qeveritaret serb
Pas arrestimit te Karaxhicit, iu arrijne kercenime funksionareve me te larte te Serbise Gazeta "Blic" e Beogradit shkruan se per shkak te kercenimeve te fundit, siguria e funksionareve te larte te Serbise eshte ngritur ne shkallen me te larte. Ne adresat e Presidentit te Serbise, Boris, Tadic, ministrit te Policise, Ivica Dacic, kryetarit te Keshillit Kombetar per bashkepunim me Gjykaten e Hages, Rasim Lajic dhe e prokurorit per krime te luftes,Vladimir Vukcevic, iu kane arritur letra ne forme te perkujtimeve dhe keto jane vetem disa, nga nje varg kercenimesh qe kane pasuar arrestimin e Radovan Karaxhicit. Ne kabinetin e Tadicit gazetes ne fjale i kane thene se "keto jane gjera qe thjesht nuk duhet te komentohen" dhe kane refuzuar ta konfirmojne apo pergenjeshtrojne kete informate, e lere me te japin hollesi. Mesazhe kercenuese "E pat puna jote"; "Bomba nen makinen tende" etj., qe i kane arritur prokurorit Vukcevic, jane vetem disa nga kercenimet me te buta dhe me "njerezore". Rasim Lajici, te cilin nuk e kane kursyer as deri me tash, ka marre verejtjen me serioze se kurre me pare: "Do ta perfundosh si Gjingjici i tyre. Ne fillim do te shtiem ne gju", meson gazeta "Blic". Nderkohe, prokurori serb per krime lufte, Vladimir Vukcevic, deklaroi dje se dergimi i te akuzuarit per krime lufte, Radovan Karaxhic, ne Hage do te ndodhe me se voni deri te henen.