E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, mosmarrëveshje mbi regjistrimin e popullsisë

Në Komisionin Shtetëror të Regjistrimit në Shkup akoma nuk është arritur zgjidhja midis anëtarëve maqedonas dhe atyre shqiptar.

Regjistrimi i popullsisë është caktuar për tu realizuar nga 1 deri më 15 tetor të këtij viti, ndërsa komisioni përgjegjës akoma nuk ka nisur parapërgatitjet.

Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me çështjen e ekipeve të regjistrimit që do të shpërndahen në terren, kryesisht në zonat e banuara me popullsi me shumicë shqiptare. Ndërsa anëtarët shqiptarë kërkojnë që dy anëtarët e ekipeve regjistruese në terren në zonat shqiptare të jenë vetëm shqiptarë, anëtarët dhe kryetarja e komisionit, kërkojnë që çdo ekip të jetë i përbërë me nga një përfaqësues të komunitetit maqedonas.

Por, kryetarja e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit, Vesna Janevska deklaroi se nuk ka qëndrim përfundimtar rreth ekipeve të regjistrimit dhe se sipas saj anëtarët e propozuar nga BDI duhet të bëjnë konsultime me partinë e tyre.

“Presim që gjithçka të jetë në rregull dhe të bien dakord se nuk duhet të ketë ekipe monoetnike të regjistrimit dhe se gjatë javës së ardhshme të vazhdojmë punën”, deklaroi Janevska. Partnerët e koalicionit gjatë fundjavës pritet të marin vendim lidhur me zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›