E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat autobusit izraelit ka shkuar ne 14 numri i viktimave

 Ka shkuar në 14 numri i viktimave, 7 izraelitë dhe 7 terroristë, bilanci i sulmeve kundër dy autobusëve, një makine dhe disa ushtarëve izraelitë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale.

Sulmi, ku kanë mbetur të plagosur dhe 26 persona, ka ndodhur 20 km larg qytetit turistik Eilat në jug të Izraelit.

Sulmi nisi kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj një autobusi izraelit që po udhëtonte afër kufirit me Egjiptin.

Zyrtarët thanë se 2 automjete të tjera u goditën nga një predhë dhe tjetra nga lënda eksplozive.

Sipas mediave të huaja, ky është sulmi i parë në përmasa të tilla në kufirin mes Izraelit dhe Egjiptit për vite me radhë.

Zyrtarët izraelitë thane se i armatosuri erdhi nga rripi i Gazës dhe kishte hyrë në Izrael nëpërmjet shkretëtirës Sinai.

Qeveria e Hamasit në rripin e Gazës ka mohuar çdo përfshirje me sulmet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›