Ronaldihno ftohet në kombëtare

Festë për Ronaldihnon, njërin prej futbollistëve më të mirë në botë. Ai ka marrw një ftesë nga kombëtarja e Brazilit që i mungonte prej nëntorit të vitit të kaluar. Ronaldihno që mungoi në garat e rëndësishme të Brazilit, përfshirë edhe Copa America është ftuar nga Mano Menezes për ndeshjen miqësore kundër Ghanas.
31 vjeçari, aktualisht lojtar i Flamengos në Brazil e ka mirëpritur ftesën duke premtuar tw jap maksimumin. Ndeshja kundër Ghanës do të luhet më 5 shtator në Londër. "Pas rikthimit në kombëtare, Ronaldinho ka mjaft kohë ta tregoj veten. Ai është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm brazilianë këtë sezon. Është paraqitur mirë fizikisht dhe i njohim aftësitë e tij" ka thënë Menezes.