E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet nje gazetar ne lidhje me skandalin e pergjimit te telefonave

Policia britanike ka arrestuar nje ish-gazetar te Holliudit qe ka punuar per gazeten News of The World e cila eshte ne qender te nje skandali te pergjimit te telefonave.


Arrestimi i gazetarit qe ka fituar shume cmime James Desborough e sjell numrin e arrestimeve ne lidhje me skandalin e pergjimit te telefonave ne 13. Gazetari Desborough te enjten u mor ne pyetje ne nje stacion policie ne Londer nen dyshimet se ka pergjuar telefonat nderkohe qe punonte per gazeten tashme te mbyllur.


Gazetari 38-vjecar filloi punen ne gazete ne vitin 2005 dhe u gradua ne detyren e redaktorit te gazetes ne Los Angeles ne vitin 2009.


News of the World u mbyll muajin e kaluar pas akuzave se gazetaret e saj ne menyre te paligjshme kane pergjuar telefonat e qindra njerezve te famshem politikane gazetare dhe madje edhe viktimat e vrasjeve. Punonjesit e gazetes gjithashtu dyshohet se i kane dhene ryshfete policise ne kombim te informacionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›