E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Europian dënon ashpër shpërthimin e ndodhur në Prishtinë

Prishtinë (Start)- Bashkimi Europian dënoi ashpër shpërthimin e ndodhur në Zyrën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Prishtinë.

Franca, e cila është shteti që ka presidencën e radhës në BE, thekson në një deklaratë për mediat se është e vendosur për vendosjen e misionit të ELEX-it në Kosovë, dhe se ngjarje të tilla ndikojnë për keq.

Ngjarja e ndodhur në kryeqytetin kosovar është dënuar edhe nga ambasadorja amerikane, Tina Kaidanov, e cila kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe vendosjen e personave përgjegjës para drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›