E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillarri Kilinton sekretare e Shtetit?

Uashington (start)- Senatorja Hilari Klinton mund të jetë sekretarja e Jashtme amerikane, në mandatit e ri qeverisës me në krye presidentin Barack Obama. Nëse Klinton do të vendoset në këtë post, mediat thonë se kjo do të ndihmonte në qetësimin e çdo përçarje të ngelur në Partinë Demokratike pas betejës me Obamën. Zgjedhja e saj si kreu i diplomacisë amerikane do të thotë gjithashtu se politika e jashtme do të ishte më agresive se ajo e përkrahur nga Obama gjatë fushatës elektorale. Gjatë turit Klinton ishte më e pasigurt se Obama për të marrë përsipër një strategji për tërheqjen e trupave nga Iraku.

Por, së bashku, Obama dhe Klintoni ishin të paepur për përmirësimin e imazhit të SHBA-së në botë si dhe të rregullonin ato që ata i konsideronin si politikat e dështuara të administratës së Bushit.

"Çdo spekulim rreth funksionarëve të kabinetit ose administratës nuk është i vërtetë për skuadrën e presidentit të porsazgjedhur, Barack Obamës", deklaroi këshilltari i Klintonit, Philippe Reines.

Obama preferoi si zëvendëspresident senatorin Joe Biden, një vendim që zemëroi mbështetësit e tij më të zjarrtë si dhe krijoi disa përplasje brenda partisë dhe që më pas Obamës dhe Klinonit iu deshën shumë përpjekje për të rënë dakort.

NBC News dhe ''The Washington Post'' njoftuan se kandidatura e Klinton për postin e diplomacisë amerikane po diskutohej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›