E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, partite shqiptare do drejtojne 17 komuna

Zgjedhjet lokale ne Maqedoni, jane fituar ne shumice nga partia kryesore ne qeveri VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski. Ndersa ne vend te dyte eshte partia shqiptare, Bashkimi Demokratik per Integrim e Ali Ahmetit, e cila ka fituar gjithsej 15 komuna. Dy partite shqiptare BDI dhe PDSH do te drejtojne 17 komuna, ndersa pritet dhe rezultati per nje tjeter komune. Nderkohe raportet e para te misioneve nderkombetare te monitorimit te zgjedhjeve, i kane vleresuar ato si te qeta, por kane vene ne dukje dhe disa probleme.

Rezultatet

VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe BDI e udhehequr nga Ali Ahmeti, rezultojne te kene fituar shumicen e komunave, ne balotazhin qe u zhvillua ne 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Ne total VMRO-DPMNE ka fituar ne 14 komuna, BDI ne 7 komuna, PDSH ne 2 komuna dhe LSDM ne 3 komuna. Duke perfshire dhe raundin e pare te zgjedhjeve, gjithsej 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit, VMRO-DPMNE ka fituar 56 komuna dhe Shkupin. Kjo parti ka siguruar fitore ne disa qendra te medha si ne Manastir, Oher, Veles, Shtip, Gjevgjeli, si dhe shumicen e komunave te Shkupit. Ne vend te dyte me me shume komuna te fituara eshte partia shqiptare e udhehequr nga Ali Ahmeti, BDI, e cila ka fituar gjithsej 15 komuna. Komuna kryesore jane: Tetova, Gostivari, Kercova, Cairi. Ndersa PDSH e Menduh Thacit ka arritur fitore ne komunen e Struges, ku kandidati i saj Ziadin Sela me votat e gjithe elektoratit shqiptar fitoi kandidatin maqedonas Vllado Kocoski. PDSH ka fituar edhe komunen e Studenicanit ne periferi te Shkupit. Ndersa partia tjeter shqiptare e Rufi Osmanit, RDK nuk ka arritur qe te fitoje komunen e Gostivarit, qe deri tani drejtohej nga lideri i kesaj partie, Rufi Osmani. Kjo parti ka pesuar humbje ne kete komune, duke iu rikthyer serish BDI-se. Opozita maqedonase e udhehequr nga LSDM ka shenuar fitore ne shume pak komuna si ne Kumanove, komunen Qender te Shkupit dhe Strumice.

Raportet

Vleresimet e para te Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve, vene ne dukje se zgjedhjet u zhvilluan ne nje atmosfere te qete dhe pa incidente te medha, qe mund te rrenojne procesin zgjedhor. Ndersa vezhguese nderkombetare te udhehequra nga ODIHR/OSBE kane shprehur shqetesime per disa incidente te ndodhura. “Sikurse raundi i pare i votimit, edhe raundi i dyte i zgjedhjeve lokale ne IRJM ishte me konkurrence te larte dhe ato u administruan ne menyre efikase, por mbulimi partiak mediatik dhe mos ndarja e qarte e aktiviteteve shteterore dhe atyre partiake, perseri, ishte shkak per mungese te mundesive te barabarta per konkurrim”, theksohet ne raportin e publikuar sot nga vezhguesit nderkombetare te Zyres per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut te OSBE-se (ODIHR). Shefi i Misionit te OSBE/ODIHR-it, Gert Ahrens theksoi se misioni i tyre vazhdoi te pranoje akuza per frikesimin e votuesve dhe keqperdorimin e resurseve shteterore. “Dita e zgjedhjeve ishte e qete, procedurat jane respektuar ne mase te madhe edhe pse serish jane shenuar raste te votimit ne grup”, Gert Arens.

Fyle e Sanino, ne Shkup per integrimin

Eurokomisioneri per zgjerim i BE-se, Stefan Fyle dhe drejtori i Drejtorise per Zgjerim, Stefano Sanino do te jene sot ne Shkup per te diskutuar mbi integrimin ne BE te Maqedonise. Dy zyrtaret e Komisionit Evropian do te nisin agjenden e takimeve me kreun shteteror dhe qeveritar ne Maqedoni. Fillimisht do te zhvillohen takimet me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe zevendeskryeministrin per eurointegrime, Fatmir Besimi. Ne kuader te vizites eshte parapare edhe takimi me presidentin Gjorgje Ivanov, liderin e LSDM-se, Branko Cervenkovski, por nuk perjashtohet edhe takimi me kreun e BDI-se, Ali Ahmeti ne seline e BE-se ne Shkup.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›