E Diel, 1 Nëntor 2026

Vujanovic, fiton nje tjeter mandat presidencial

Filip Vujanovic ka fituar zgjedhjet presidenciale te zhvilluara te dielen ne Malin e Zi. Vujanovic do te mbaj dhe nje tjeter mandat ne kete post. Rezultatet e publikuara pasditen e djeshme i dhane atij fitoren me te pakten 51,2 per qind te votave. Rivali i tij, kandidati i pavarur Miodrag Lekic mori 48,8 per qind te votave. Kjo eshte fitorja e trete e Vujanovicit ne kete post. Ai ka marre detyren si president ne mandatin e pare ne vitin 2003. Sipas komisionit zgjedhor ne Podgorice, pjesemarrja ne zgjedhjet presidenciale e elektoratit malazez rezultonte ne 63,9 per qind. Keto zgjedhje paraqisnin interes per te pare dhe levizjen politike te votuesve shqiptare. Sipas raportimeve te medieve malazeze ne vendet te banuar nga shqiptaret ka pasur nje numer me te vogel te daljes ne zgjedhje se ne ato parlamentare te vitit te kaluar. Sipas medieve vendase, kandidati Vujanovic qe eshte perkrahur nga subjektet politike shqiptare PDS, Forca, PD dhe UDSH. Ne Mal te Zi, sipas te dhenave nga regjistrimi me i fundit i popullsise jetojne rreth 5 per qind shqiptare, ne popullsine prej 625 mije banoresh. Dy dite me pare, te dy kandidat gjate mbylljes se qendrave te votimeve u shprehen se ishin fitues te gares per postin e kreut te ri te shtetit ne Malin e Zi. Ne Mal te Zi, presidenti me nje mandat 5-vjecar nuk ka shume pushtet. Por kontestimi i votimit mund rriste paqendrueshmerine politike ne vend. Autoritet e BE i kane kerkuar Malit te Zi i eshte kerkuar te beje me shume reforma si kusht per anetaresimin ne BE. Lidhur me perplasjen per votimet, OSBE paraditen e djeshme kerkoi nga kandidatet ne zgjedhjet presidenciale ne Malin e Zi, te cilet pretendojne secili fitoren, te japin prova maturie dhe te lejojne institucionet perkatese te japin rezultatet e zgjedhjeve te zhvilluara dje ne kete ish-republike jugosllave, qe po negocion anetaresimin e saj ne Bashkimin Evropian. Presidenti ne largim, Filip Vujanovic, ashtu dhe kundershtari i tij, Miodrag Lekic veteshpallen fitoren dje ne mbremje ne perfundim te zgjedhjeve, me rrezikun e zhytjes se vendit ne nje krize politike. “Maturimi i nje vendi, tregohet gjithashtu nga menyra se si pjesemarresit dhe institucionet shteterore perfundojne procesin zgjedhor'', theksoi ne nje komunikate OSBE, vezhguesit e te ciles kane ndjekur zgjedhjet.

Qendrimet e partive shqiptare

Sipas medieve shqiptare ne Mal te Zi, votuesit shqiptare kane qene te paqarte ne lidhje me kandidatin qe duhet te mbeshtesnin. Kjo ka ardhur si pasoje e qendrimeve kontradiktore dhe aleancave qe kane bere partite shqiptare. Partia Forca e Re Demokratike dhe Partia Demokratike, qe kane kryesuar dhe partite me te medha shqiptare kane shprehur mbeshtetje per kandidatin Filip Vujanovic. Po ashtu dhe Unioni Demokratik i Shqiptareve ka qene pro kandidatit Vujanovic. Ndersa per drejtuesit lokale, kane deklaruar se i shohin zgjedhjet me indiference. Lidhja Demokratike ne Mal te Zi, Alternativa Shqiptare, Forumi Demokratik per Integrim dhe Iniciativa Qytetare, te gjitha subjekte me ndikim mes shqiptareve, u pozicionuan si neutrale ne keto zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›