PS refuzon rezoluten came, paraqet tjeter projekt
Partia Socialiste refuzoi rezoluten per Camerine te propozuar nga Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet. Ne nje konference per mediat, Rama paraqiti nje projekt-rezolute alternative, te ndryshme nga ajo e PDIU dhe u shpreh se PS kerkon zgjidhjen e ceshtjes came, duke e trajtuar ate si politike. Edhe pse deputetet e PS-se e kane quajtur si te papranueshem tekstin e rezolutes se paraqitur nga PDIU, Rama u shpreh se Ceshtja Came ka qene pjese e programit te PS-se qe ne vitin 2011. Qendrimi i PS-se eshte pershendetur dje nga kreu i PDIU, Shpetim Idrizi. Por, Idrizi ka shtuar se PDIU do te mbeshteste nje tekst te integruar te rezolutes, i cili do te merrte mbeshtetjen e gjithe partive politike.
Kreu i PS
“Ne kemi nevoje qe kete ceshtje, ashtu sikunder te gjitha ceshtjet qe lidhen me liri e me te drejta te shqiptareve dhe te minoriteteve, posacerisht ceshtjeve qe lidhen dhe me te drejtat e me lirite e minoritetit grek ne kete rast t’i trajtojme me urtesine qe na con perpara”, tha kreu i PS-se. Rama e cilesoi si jo normal dhe debatin e zhvilluar dy dite me para mes kreut te PDIU, Shpetim Idrizi dhe kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dule. “Ne, perfaqesuesit e popullit ne Kuvendin e Shqiperise, e konsiderojme ceshtjen came, nje ceshtje politike, e cila duhet adresuar ne perputhje me normat e gjithepranuara te se drejtes dhe marredhenieve nderkombetare”, tha Rama. Ne dokumentin e paraqitur nga PS-ja thuhet se duke pare rendesine e kesaj ceshtje, “do t’i kerkojme Keshillit te Ministrave ta perfshije si ceshtje politike ne marredheniet diplomatike dypaleshe me Greqine dhe te raportoje dy here ne vit prane Kuvendit te Shqiperise, per ecurine e kesaj ceshtje”.
Kreu i PDIU
Kreu i Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, Shpetim Idrizi u shpreh dje se partite duhet te miratojne nje dokument ku te bien dakord te gjitha palet. “Ne kushtet e ketij zhvillimi te ri ne i bejme thirrje te gjitha partive, mazhorances dhe opozites, qe te angazhohen qe neser per konsultime te hapura dhe konstruktive ne mbledhjen e Komisionit te Jashtem te Kuvendit qe do te merrnin ne konsiderate qendrimet e partive te ndryshme dhe do te nxirrnin nje tekst me te integruar e konsensual i votueshem per te gjithe parlamentin Shqiptar” , u shpreh Idrizi. Ai ka shtuar se, pavaresisht se per PDIU ceshtja came eshte boshti kryesor i ekzistences si parti, “rezoluten nuk e kemi pare asnjehere si nje dokument ekskluziv te partise sone, por si nje dokument konsensual te gjithe klases politike”.