TAP, aksionerët e Shah Deniz takojnë Berishën: Mirënjohje për progresin e arritur
AZERBAJXHAN - Kryeministri Berisha zhvilloi një takim në Azerbajxhan me përfaqësues të aksionerëve të Shah Deniz, të kompanive BP, TOTAL, STATOIL dhe SOCAR.
Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, aksionerët shprehen mirënjohjen për progresin e arritur nga të tre vendet, Shqipëria, Italia e Greqia me ratifikimin e marrëveshjes ndërqeveritare dhe firmosjes së marrëveshjes pritëse qeveritare.
Aksionerët përshëndetën autoritetet shqiptare për angazhimin maksimal të tyre për miratimin rregullator e vlerësimin mjedisor, përmes së cilës u mundësua pajisja me lejen mjedisore. Ata parashtruan zhvillimet tejet të kushtueshme përsa i përket fazës së prodhimit dhe shfrytëzimit të rezervave të Shah Deniz. Në këtë këndvështrim, ata theksuan rëndësinë që ka fizibiliteti ekonomik i projektit, për t’u përzgjedhur në fazën e shpërndarjes, në fund të qershorit, mes TAP e NABUCCO-s.
Kryeministri Berisha ritheksoi avantazhin që paraqet TAP si projekti më ekonomik, duke i shërbyer një tregu të gjerë të jo vetëm vendeve transit, por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
(er.nu/BalkanWeb)