Maqedoni, përfundonpa marrëveshje takimimes forcave politike
SHKUP- Ka përfunduar pa asnjë marrëveshje takimi i liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni me presidentin e vendit Georgi Ivanov. Sic raporton agjencia maqedonase e lajmeve Makxfax, edhe pas 6 orë bisedimesh mes liderve të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe DR, krerët e tyre nuk kanë mundur të kapërcejnë dallimet lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe tejkalimin e krizës politike. Për këtë arsye presidenti Ivanov ka kërkuar të mbahet nesër një tjetër takim me të njëjtët pjesëmarrës. Kryeministri Gruevski deklaroi se janë fokusuar në katër kërkesat e LSDM-së, dy prej të cilave janë pranuar në rast se kjo parti pranon të hyjë në zgjedhje.
Por sipas tij nuk mund të pranohet kërkesa për zhbllokimin e llogarive bankare të kompanive të afërta me televizionin A1 dhe Ligjin për ndarje të barabartë të mjeteve financiare qeveritare për mediat. Ndërsa lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski deklaroi se në rast se nuk pranohen kërkesat e tyre, ata nuk do të kthehen në Parlament dhe mbeten me mundësinë e hapur për të bojkotuar zgjedhjet e parakohshme. Lideri i DR-së, Imer Selmani është paraqitur me dhjetë kërkesa, ndër të cilat janë të njohura deri tani si pjesë e platformës së saj politike. Njëra nga kërkesat e kësaj partie është ripërcaktimi i kufijve të njësisë zgjedhore nr 6, e cila u pranua nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, por jo nga BDI, e cila theksoi se kjo çështje duhet të jetë pjesë e ndryshimeve që do të bëhen pas zgjedhjeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)