Serbia do rishikojëurdhër-arrestetpër krime lufte
BEOGRAD- Serbia do të nisë procesin e rishikimit të të gjitha urdhër-arresteve të lëshuara për krime lufte gjatë konflikteve të viteve ’90-të pas kundërthënieve të krijuara nga disa prej tyre.
Ministri serb i Drejtësisë Sllobodan Homen, deklaroi për mediat serbe se prokurori për krime lufte do të rishikojë të gjitha provat mbi të cilat janë ngritur urdhër-arrestet dhe do të mbajë vetëm ato që kanë fakte të mjaftueshme. Por, ndërkohë ai nuk sqaroi se sa raste do të rishikohen.
Në muajin mars Serbia u detyrua të tërheqë fletarrestin e lëshuar për krime lufte ndaj një veterani kroat, i cili u arrestua në Bosnjë.
(e.m/ina/BalkanWeb)