E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato, jashtë për 10 ditë, por për derbin do të jetë

ROME-Aleksandre Pato do të jetë në derbi. Sulmuesi 21 vjeçar i Milanit doli nga fusha në minutën e 64-t të sfidës me Palermon, por do të qëndrojë jashtë fushave vetëm për 10 ditë, duke u rikthyer në dispozicion të trajnerit Alegri për sfidën e 2 prillit. Klubi kuqezi ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp se braziliani ka një ndrydhje të lehtë të kaviljes së majtë. Thënë ndryshe, një qetësim për kuqezinjtë, pasi nëse dëmtimi do të ishte më i gjatë, Milani do të ishte në një krizë sulmuesish për derbin me Interin, duke parë edhe skualifikimin e Zllatan Ibrahimoviç. Alegri gjithsesi ishte optimist edhe pas ndeshjes me Palermon. "Pato ka marrë një goditje, por them se do të rikthehet në kohë", tha tekniku i Milanit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›