Ministrat e BE nuk arrijnë marrëveshje për centralet bërthamore
BRUKSEL- Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian nuk arritën dot marrëveshje rreth standardeve të reja për testimin e uzinave bërthamore të këtij blloku. Ata u mblodhën sot paradite në Bruksel për bisedime që synonin rishikimin e masave të sigurisë pas krizës bërthamore në Japoni.
Ministrat ranë dakord mbi nevojën e kontrolleve të sigurisë në të gjitha vendet e BE-së, por nuk arritën ndonjë vendim mbi formën e këtyre kontrolleve, duke thënë se tani për tani kjo do të bëhet vullnetarisht nga secili vend.
Ministrat thanë se ky vendim u takon udhëheqësve të Bashkimit Evropian kur të mblidhen këtë javë për një takim të nivelit të lartë.
(e.m/koha/BalkanWeb)