Maqedoni, përplasje mes maxhorancës dhe presidentit
Presidenti maqedonas,Branko Cërvenkovski ka anuluar procesin gjyqësor ndaj nënkryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili akuzohet për korrupsion dhe është nën arrest. Partia qeverisëse VMRO- DPMNE këtë vendim të presidentit e quajti grusht shteti. Pas këtyre veprimeve opozita ka thënë se do të kthehet në parlament. Ende pa u ezauruar reagimet dhe vlerësimet e ndryshme për rivotimin e ligjeve nga parlamenti, pas paralajmërimit të presidentit Cërvenkovski se nuk do t'i dekretonte ato, ndodhi hapi tjetër në përlasjet politike në Maqedoni. Presidenti Cërvenskovski ka anuluar procesin gjyqësor ndaj nënkryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili akuzohet se ka keqpërdorur postin si kryetar bashkie, post që ai mban në qytetin e Strumicës. Por zoti Zaev nuk i pranon akuzat. Partia qeverisëse VMRO DPMNE tha se vendimi i presidentit ishte grusht shteti. Edhe pse pranohet e drejta e tij kushtetuese për të ndërmarrë një veprim të tillë, ai sipas kësaj partie është i pa drejtë dhe ndërmerret për të mbrojtur partiakët e tij të korruptuar.
Presidenti Cërvenkovski ndërkohë ka formalizuar edhe vendimin e paralajmëruar për mos të dekretuar pesë ligje të diskutueshme.Maqedonia duket se po kalon krizë të rëndë politike, thonë vëzhguesit, ndërkohë që veprimet e Presidentit arritën që të kthejnë opozitën në parlament.Edhe LSDM edhe PDSH thonë se do të marrin pjesë në seancat e parlamentit, me çka pritet që debatet të jenë të ashpra në arenën më të lartë poltike në vend.