Maqedoni policet shqiptare dergohen ne aksione te rrezikshme

Pamje ilustruese
Shkup 6 gusht NOA 8211 Nje grup te rinjsh shqiptar te punesuar ne njesitet speciale te policise se Maqedonise e ndjejne veten te rrezikuar dhe diskriminuar ne shume aspekte ne punen e tyre ne Ministrine e Puneve te Brendshme MPB.
Ata thone se per shkak te perkatesise kombetare nuk e kane trajtimin e merituar ne punen e tyre e cila ka rreziqe te njepasnjeshme.
Vetem pse jemi shqiptare na dergojne ne aksionet me te rrezikshme ndersa kur eshte puna per tu avancuar ne detyre ne mbetemi anash thote nje i ri shqiptar i punesuar ne njesitet speciale te MPB-se. Ai me koleget e tij thone se shpejti do te dalin edhe publikisht per ta denoncuar kete diskriminim te hapur ndaj tyre.
Kemi ne plan te realizojme takime me perfaqesues te OSBE-se ambasadave te huaja dhe Avokatin e Popullit. Pastaj do te takojme edhe Ali Ahmetin si kryetari i partise ne pushtet per ti sqaruar mire kete problem. Nese nuk merret masa atehere do te detyrohemi ta braktisim punen sepse ky trajtim ndaj nesh nuk perkon me ligjet dhe standardet qe kerkohen nga BE-ja thote pjesetari i njesise speciale ne MPB-se.
Ai rrefen se naten e Vitit te Ri ishte detyruar ta festoje me koleget e policise edhe pse kishte preferuar te qendronte ne shtepi me familjen.
Komandanti im me tha se nese nuk vije naten e Vitit te Ri ta festojme me te gjithe koleget tjere do ta pesoj ne pune. U detyrova te shkoj atje edhe pse gati 95 per qind e kolegeve ishin maqedonas sepse vetem 5-6 per qind eshte perfaqesimi i shqiptareve thote ai.
Ai gjithashtu thekson se ne kohen e pushimit vjetor disa here ne ftuar ne pune edhe pse nje gje e tille eshte e kunderligjshme.
Ata me thirren te punoje naten e kershendellave ndoshta se nje pjese e madhe e tyre festonin ne shtepite e tyre. Kjo nuk ndodhe kur ne kemi festat tona. Detyrohemi te punojme ne cdo kohe pa marre parasysh feste apo cka tjeter. Kur je ne pushim nuk guxon askush te therras ne pune. Kjo mund te ndodhe vetem ne raste te jashtezakonshme. Por ne rastin tim nuk behet fjale per gjendje te jashtezakonshme. rrefen i riu shqiptar. Problemet dhe trajtimi i pjesetareve shqiptare ne radhet e njesiteve policore kryesisht atyre speciale mbetet nje tabu teme dhe shume pak e trajtuar neper media sidomos rreth ceshtjes se perfaqesimit mos avancimit te kuadrove shqiptare ne nivele udheheqese ne kuader te ketyre njesiteve dhe sfida te tjera me te cilat perballen ata.
Sipas burimeve brenda MPB-se perfaqesimi i shqiptareve ne njesitet e posacme te MPB-se vazhdon te jete simbolikisht ne shifra qe mezi arrijne pese per qindeshin. Mirepo MPB ka bere te ditur se perfaqesimi eshte dukshem i perfaqesuar dhe se ata nuk bejne dallime se ne cilat njesite jane te perfaqesuar pjesetaret e bashkesive etnike por sipas tyre me rendesi eshte se ata sic thuhet jane te gjithe pjesetare te MPB-se. Edhe perkunder alarmit te ketyre problemeve deri tani nuk ka asnje reagim zyrtar por edhe heshtje nga ana e bashkesise nderkombetare.
NOA/INA