Maqedoni, qeveria miraton kodin zgjedhor, voton diaspora

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se qeveria sot ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e kodit zgjedhor.
Sipas saj, me këto ndryshime rregullohet votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa në kodin e ri zgjedhor janë përfshirë edhe të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Sipas saj, me këtë kod të ri zgjedhor i ofrohet edhe LSDM opozitës kushte më të mira për zgjedhje, sikur asnjëherë më pas sa i është ofruar opozitës.
Ajo theksoi se pret që opozita të rikthehet në Parlament dhe të votojë kodin e ri zgjedhor, për të shkuar më pas në zgjedhje të parakohshme parlamentare.