Greqia goditet nga bora
Stuhitë e dëborës kane shkaktuar kaos ne transportin e kryeqytetit grek, Athine, ku radha e makinave gjate natës ka arritur deri ne 15 kilometra. Gjithashtu, shërbimet e transportit detar janë ndërprerë, ndërkohë qe ne disa zona te kryeqytetit dhe ne disa ishuj ka pasur ndërprerje te energjisë elektrike. Qytetaret greke janë paralajmëruar qe te udhëtojnë vetëm ne raste te domosdoshme. Moti i papritur dimëror filloi te godasë shtetin helen te hënën, ndërsa parashikohet vazhdimi i reshjeve për te paktën dy dite.
Shpërndaje