Basha: Pjesmarrja e grave në pushtetin vendor, gjithmonë në rritje

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha uroi me rastin e 8 marsit, në një takim festiv, punonjëset e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
Basha u shpreh se "kontributi i grave është i pazëvendësueshëm në familje, por edhe në proçeset jetike të shqiptarëve, siç ishte heqja e vizave.
Ministri ka theksuar se pjesëmarrja e grave në Ministrinë e Brendshme do të rritet ashtu si dhe do të rritet pjesëmarrja e grave edhe në pushtetin vendor anembanë vendit.
Basha u shpreh se modeli i mirë për barazinë gjinore është dhe Ministria e Brendshme ku punojnë 116 gra dhe 117 burra, ndërsa 10% e forcës policore tha ai, përbëhet nga gra.